Në lidhje me sulmin në Kuvendin e Maqedonisë ku u dhunuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare, MPB-ja bën të ditur se janë ngritur shtatë kallëzime penale, njofton Telegrafi Maqedoni.
D.T (42), N.P (39), B.G (43), të gjithë nga Shkupi, si edhe G.A (43) ng Velesi ngarkohen me akuzën e ”pjesëmarrjes në turmë që pengon personin zyrtar të kryej detyrën zyrtare”.
Ndërkaq, A.P (39), I.K (37) dhe N.V (39), që të gjithë nga Shkupi, ngarkohen me akuzën e ”pjesëmarrjes në turmë për të kryer vepër penale”./Telegrafi/