Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur propozim akuzë kundër nëntë personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dyshuarit ngarkohen me akuzën e veprës penale të pjesëmarrjes në turmë që pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Për dy nga të akuzuarit është propozuar vazhdimi i paraburgimit. Për një person të paraburgosur është zbutur masa në burg shtëpiak, kurse një tjetrit i është vazhduar burgu shtëpiak.
Edhe një tjetër është liruar nga paraburgimi, por ndaj tij vlen masa e kujdesit. Ndaj katër të tjerë të paraburgosur, gjithashtu është zbutur masa nga paraburgimi në masa kujdesi.
Padia penale e MPB-së për tre persona është hedhur poshtë, pasi që dy nga ata janë identifikuar gabimisht, kurse ndaj të tretit nuk janë gjetur dëshmi./Telegrafi/