Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dhënë urdhër për fillimin e procedurës hetimore kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale “Vepër të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
“I dyshuari më 3 shtator, afër një objekti në sheshin “Serbia” në Shkup, me zjarr ka shkaktuar rrezik të jetëve të dy personave dhe dëme materiale”, thonë nga Prokuroria Publike.
Nga atij shtojnë se i dyshuari me anë të një shishe plastike të mbushur me benzinë është drejtuar drejtë personit juridik. Pastaj është afruar deri tek vetura e parkuar “BMW X6” në pronësi të personit juridik, e ka spërkatur me benzinë dhe e ia vuri flakën. I dyshuari është munduar që me mjete kundër zjarrit ta shuaj zjarrin por nuk ia ka arritur./Telegrafi/