Kundër tre prokurorëve është ngritur procedurë disiplinore, për shkak të dyshimeve për lëshime në hetimet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedoni.
Siç njofton Telma, procedura është ngritur ndaj ish-udhëheqësve të Prokurorisë së Shkupit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, gjegjësisht kundër Zllatko Bikovski, Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski.
Tre prokurorët akuzohen se nuk kanë kryer hetime për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, gjë për të cilën kanë qenë të detyruar./Telegrafi/