Telegrafi

Ngritet padi penale kundër tre personave nga Kumanova

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale ndaj tre personave në lidhje me ngjarjet e hedhjes së eksplozivit në derën e shtëpisë në Kumanovë më 27 maj të këtij viti.

Siç njoftojnë nga MPB, janë ngritur padi penale kundër S.T. (49) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “inkurajim” në lidhje me “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “punë jo legale, mbajtje, rregullim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”, kundër personit me iniciale I.SH. (53) nga fshati Orizare, komuna e Likovës për shkak të kryerjes së veprës penale “inkurajim” në lidhje me “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër personit S.A. nga fshati Orizare, komuna e Likovës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe “punë jo legale, mbajtje, rregullim dhe tregti me armë ose materie shpërthyese”.

“Në fillim të muajit maj 2018 në kafe barin në Kumanovë i padituri i parë S.T. ka kërkuar nga i padituri i dytë I.SH. që të merret vesh me personin e tretë, për pagesë të pjesshme nga 1.000 euro, personi të hedh bombë eksplozive, në derën e shtëpisë së D.G. nga Kumanova. Pas kësaj S.T. ia ka dhënë bombën eksplozive I.Sh. me çka ai ia ka dhënë S.A., i cili më 27.05.2018 rreth orës 3:30 e ka hudhur bombën në derën e shtëpisë së D.G. në rrugën “Sllavishe Vajner” në Kumanovë”, theksojnë nga MPB

S.A. është burgosur, dhe me procedurën e më hershme iu është caktuar masa e paraburgimit. /Telegrafi/