Telegrafi

Ngritet padi penale kundër drejtorit të “Kombinatit të duhanit” në Prilep

Kundër ish-drejtorit të përgjithshëm të “Kombinatit të duhanit” Prilep, me iniciale A.D. (48), është ngritur padi penale për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave” gjatë blerjes së 110.160 kilogramë duhanë, me çka është bërë dëm material nga 15.926.209, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme sot deklaroi se i lajmëruari gjatë viteve 2013 dhe 2014 ka bërë marrëveshje për blerjen e 110.160 kilogramë duhan, me prejardhje nga India dhe ka urdhëruar pagesën e saj nëpërmjet firmës “Universal-lif tobako company” pa sjell ndonjë vendim nga bordi i drejtorëve dhe pa nënshkrimin e marrëveshjes me furnizuesit për blerjen.  /Telegrafi/