Site icon Telegrafi

Ngritet kallëzim penal kundër infermieres nga Klinika e Onkologjisë në Shkup

Prokuroria Publike ngriti kallëzim për “përvetësim” ndaj infermieres nga Klinika e Onkologjisë e cila ka vjedhur citostatikë. E dyshuara nuk është e kapshme për organet e rendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria Publike kundër saj ka ngritur dy aktakuza për vepra penale “përvetësim” në shërbim nga neni 354 i Kodit Penal. Prokuroria gjatë procedurës paraprake ka ofruar dëshmi se e akuzuara me qëllim të përfitimit të pasurisë të kundërligjshëm ka përvetësuar një numër të madh të ampulave me qëllim të ndryshëm në vlerë të përgjithshme prej 59.760 denarë që i janë besuar në shërbim. Ajo i ka nxjerrë ampulat nga vendi i punës, e më pas i ka lënë në veturë me qëllim që t’ia dorëzojë një personi tjetër”, sqarojnë nga Prokuroria për AIM-në.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Onkologji dhe Radioterapi, Violeta Klisarovska, në fillim të këtij muaji informoi se infermierja është kapur në tentim të përsëritur për vjedhje dhe se është larguar nga puna.

Pyetjes së një gazetari se çfarë kompetencash kishte gruaja e pushuar nga puna, drejtoresha u përgjigj se ajo ishte infermiere në spitalin ditor dhe nuk ishte e lidhur drejtpërdrejt me përgatitjen e ilaçeve./Telegrafi/

Exit mobile version