Telegrafi

Ngritet kallëzim penal për ish-drejtorin dhe tre punonjësit në Regjistrin Qendror

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit paditi ish-drejtorit ushtrues të detyrës në Regjistrin Qendror, Andrea Popovski, për shpërdorim të të detyrës zyrtare dhe kompetencave, ndërsa ndaj tre punonjësve është ngritur kallëzim penal për veprën ndihmë.

“Në periudhën prej 16 dhjetori 2014 deri më 29 maj 2017, i akuzuari i parë në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Regjistrit Qendror, duke tejkaluar kufijtë e autoritetit të tij, në mënyrë verbale urdhëroi që një punonjës të regjistrohej si rregullisht i pranishëm në punë në listat mujore edhe pse nuk ka ardhur fare në punë, por ka qenë e angazhuar në aktivitete partiake të një partie politike”, thonë nga PTHP.

Tre të akuzuarit e tjerë, një menaxher dhe dy këshilltarët nga departamenti për burime njerëzore të Regjistrit Qendror, akuzohen se ndihmuan qëllimisht drejtorin në detyrë që të kryejë krimin.

Në këtë mënyrë, buxheti i institucionit është dëmtuar në shumë prej 824.837 denarë në bazë të pagave të paguara, ndërsa e punësuara ka përfituar në dëm të Fondit 344,283 denarë. Kështu, shuma totale e dëmit është 1.169,120 denarë.

Për të katërt të akuzuarit në fuqi janë masat e kujdesit të përcaktuara më parë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, ndërsa të akuzuarit të parë iu është caktuar dhënia e garancisë disa herë më e lartë se shuma e dëmeve të bëra gjatë procedurës penale./Telegrafi/