Pa asnjë paralajmërim janë ngritur çmimet e cigareve për 10 centë në pako, në shumicën e llojeve të tyre.
Këto ngritje, pa paralajmërime, për shitësin me pakicë, Hasan Matoshi, po i ndikojnë në shitjen e cigareve. Ai thotë se rritje të tilla kanë ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti
“Cigaret janë rrit 50 euro në paket, ka 10 cent në pako, 1 euro në boks. Pa paralajmërim të shtunën e të dielën. 00: 00: 18 Edhe para muaj dite janë hyp, që tri herë pa paralajmërim, nuk e di kush është tu i hyp, as nuk u hyp akciza as kërkosh”, thotë Matoshi, raporton RTK.
Ngritja e çmimit të cigareve nuk ka ndodhur për shkak të ngritjes së Akcizës.
Zyrtarisht nga Dogana e Kosovës bëjnë me dije se nuk ka pasur ngritje të akcizës.
Nuk ka ngritje të akcizës apo ndonjë taksë tjetër sa i përket duhanit dhe nënprodukteve të tij, pra të gjitha taksat janë të njëjta.
Kryetari i shoqatës së importuesve të duhanit, Ramadan Kelmendi, ndonëse premtoi se do të japë përgjigje gjatë ditës se pse janë ngritur çmimet e cigareve, një gjë të tillë nuk e bëri.