Telegrafi

Ngritet aktakuzë për vrasjen që ndodhi më 24 qershor në një kafiteri në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Z., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë’’, i cili me kërkesë të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 24 qershor 2021.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Z., më 24 qershor 2021, rreth orës 13:10 minuta, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.C., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, i njëjti e ka goditur me thikë, ku për shkak të plagëve të marra i ndjeri nuk ka mbijetuar dhe rrugës për në Spitalin Regjional të Gjilanit ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu Ndalohet një person për vrasjen e rëndë në Gjilan

Me këto veprime, i pandehuri B.Z., ka kryer veprën e sipërshënuar penale. /Telegrafi/