Pas hetimeve të detajuara dhe gjithëpërfshirëse dhe verifikimit të fakteve për lëndën penale të vjedhjes së rëndë në ”Tutunska Banka”, sot në Gjykatën penale në Shkup është ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, përcjell Telegrafi maqedoni.
Prokuroria vërteton se nga 31 marsi i këtij viti, e deri më 8 prill të këtij viti, katër persona, me paramendim dhe duke e shfrytëzuar detyrën e tyre të punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë, në mënyrë të paligjshme përfituan mjete financiare me vlerë prej 400 mijë franga zvicerane dhe 375 mijë euro.
Më 10 prill të këtij viti, u vodhën edhe 2 milionë franga zvicerane tjera, si edhe 270 mijë euro.
Prokuroria ka dorëzuar propozim akuzë edhe për katër persona tjerë përgjegjës në bankë të cilët u kanë dhënë hapësirë pune katër të tjerëve. Këta persona kanë vepruar në mënyrë të pamaptur në kryerjen e detyrave dhe kompetencave, kështu kanë mundësuar që të vijë deri të vjedhja e rëndë./Telegrafi/