Site icon Telegrafi

Ngritet aktakuzë për terrorizëm

Foto: Arkiv

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.H.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër të pandehuri G.H., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se është vërtetuar se nga muaji gusht 2013 deri në shkurt 2014, i pandehuri G.H., ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste “ISIS” në Siri.

“Vlen të theksohet se i njëjti person është shpallur fajtor në rastin “Badovci” dhe gjendet në paraburgim sipas rastit në fjalë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Në rastin “Badoci” i akuzuari Gazmend Haliti është dënuar me 12 vjet burg.

Exit mobile version