Site icon Telegrafi

Ngritet aktakuzë për kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski

Burime për Agjencinë e lajmeve META thonë se Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka ngritur aktakuzë për lëndën ”Transportuesi” ku i dyshuar kryesor është kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto burime thonë se akti është dorëzuar në Gjykatën penale në Shkup para festës së Pashkëve. Taleski dyshohet se bashkë me 22 persona tjerë kanë keqpërdorur transportin publik të nxënësve, duke shkaktuar një dëm prej 360 mijë euro.

Paraprakisht, Taleski ishte në burg shtëpiak për këtë lëndë./Telegrafi/

Exit mobile version