Telegrafi

Ngritet aktakuzë për dy shtetas të Maqedonisë, trafikonin migrantë

Gjykata themelore Shkupi 1 ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale të trafikimit të migrantëve.

Gjithashtu, aktakuzë është ngritur edhe për një person tjetër, për ofrimin e ndihmës për të parin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur më 25 qershor, kur duke trafikuar migrantë, i akuzuari i parë e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur mbrojtësen metalike. Në këtë rast u mbytën dy persona, ndërsa gjashtë u lënduan rëndë. 15 të tjerë morën lëndime të lehta.

I akuzuari i dytë ia ka shitur automjetin të akuzuarit të parë.

Gjykata ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit të tyre./Telegrafi/