Telegrafi

Dyshohet për sulm seksual në ashensorin e një banese në Prishtinë, aktakuzë ndaj të dyshuarit

Një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”, në Prishtinë i cili ishte paraqitur vet në polici pas publikimit të fotografisë së tij, ndaj tij Prokuroria ka ngritur aktakuzë për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale ‘Sulmi seksual’, pranë Gjykatës kompetente”, ka thënë Ulaj.

Lexo po ashtu Policia ia publikoi foton, arrestohet personi që kërkohej për sulm seksual

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ishte bërë e ditur se i dyshuari pas publikimit të fotografisë së tij ishte paraqitur vet në stacionin policor.

“Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

Siç merr vesh Telegrafi rasti i sulmit seksual ka ndodhur në ashensorin e një banese në Prishtinë. /Telegrafi/