Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër N.B, nga Republika e Shqipërisë, për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragraf 2 të KPRK-së.
Me datën 19.06.2019, në pikë kalimin kufitar “ Qafë Morinë”, gjatë kontrollës nga ana e policisë , në automjetin të cilin e drejtonte i pandehuri N.B., janë gjetur shtatë (7) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, në peshë prej 48 kilogram e 650 gramë, të cilën i pandehuri e kishte marrë nga qyteti i Bajram Currit me qëllim trafikimi në qytetin e Gjakovës.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i njëjti ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri N.M., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.