Telegrafi

Ngritet aktakuzë ndaj një personi për kontrabandim me migrantë dhe mbajtje në pronësi të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur këtë të enjte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për veprat penale “Kontrabandim me migrantë dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me migrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka  vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me migrantë”.

Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është  vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij, (laborator) në lagjen Tophane, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe dy fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët. /Telegrafi/