Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.J., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria njofton se i njëjti në gjendje të dehur ka rrahur bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime në trup.
Ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur një javë më parë, në shtëpinë e çiftit.
“Më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi në gjendje të dehur, pa asnjë arsye fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut”, thuhet në komunikatën për media.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që i pandehuri B.J., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Telegrafi/