Site icon Telegrafi

Ngritet aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për përgatitje të sulmeve terroriste ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI në Kosovë

An American flag and a pride flag wave from a demonstrator's pole during a queer & transgender youth rally near the U.S. Capitol in Washington, D.C. on March 31, 2023, calling for autonomy following recent legislation and threats of violence directed towards transgender people. (Photo by Bryan Olin Dozier/NurPhoto via AP)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdar.

I njëjti bëhet e ditur se është arrestuar nga Policia e Kosovës me datë 21.02.2023.

“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur  me veprën penale  kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Exit mobile version