Site icon Telegrafi

Ngritet aktakuzë kundër të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër Urim Hysenit, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij më 14 prill të këtij viti.

Sipas aktakuzës, i pandehuri U.H, me datë 14 prill të vitit 2023, në qytetin e Pejë, ka privuar nga jeta, nënën e tij, viktimën H.H., me dyshimin e bazuar mirë se ditën kritike në rrethana të përgjegjësisë se zvogëluar mendore në shkallë esenciale, viktimës i ka shkaktuar mbi 20 plagë në pjesë të ndryshme të trupit, duke e privuar të ndjerën nga jeta.

Me këto veprime sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtore dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej atje./Telegrafi/

Exit mobile version