Telegrafi

Ngritet akatakuzë për disponim dhe ndërrim të paautorizuar të grurit nga rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri me iniciale B.A dhe një subjekti juridik me inicialet “U.F”, për disponim dhe ndërrim të mallit, saktësisht të rezervës shtetërore të grurit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, me këtë rast, buxhetit të Kosovës i kishin shkaktuar mijëra euro dëme.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, me ç’rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro, dëm të cilën i pandehuri më pas e ka kompensuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale. /Telegrafi/