Në Prokurorinë themelore publike në Prilep është ngritur padi penale kundër J. Ç (29) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale ”keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave”, ”mashtrim” dhe ”falsifikim ose shkatërrim të regjistrave zyrtar”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Padi penale është ngritur edhe kundër personit juridik ”Storia Travel”, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale, ”mashtrim” dhe ”falsifikim ose shkatërrim i regjistrave zyrtar”.
Bëhet fjalë për mbi 30 ankesa të ngritura nga maqedonas që jetojnë në SHBA, ndaj proanres së agjencisë turistike ”Storia Travel”, të cilën e akuzojnë për mashtrime me aviobileta. Atyre u ishin ofruar aviobileta me çmim të lirë deri në aeroportin e Shkupit, në periudhën e festave të vitit të ri./Telegrafi/