Katër familje rome, anëtarë të të cilëve kanë vdekur në burgjet e Maqedonisë, e kanë paditur Drejtorinë për vuajtjen e dënimeve (DVD).
Ata e kanë paditur edhe Ministrinë për Shëndetësi për diskriminim në qasjen e tyre të kujdesit shëndetësor, që ka rezultuar me vdekjen e katër personave.
Përfaqësimin e tyre do ta bëjë Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (QEDR), që tashmë ka ngritur padi qytetare në Gjykatën Themelore Shkupi 2.
Andrijas Rexhepov (21), Erdal Jusinov (25), Sutkie Mustafova (46) dhe Bekim Demir (39) vdiqën në vitin e kaluar në burgjet e Maqedonisë për shkak të mungesës së trajtimit cilësor mjekësor dhe mbikëqyrje nga personeli i burgut.
Sipas të dhënave, 16% e të burgosurve janë romë, si edhe 50% të vdekjeve janë gjithashtu romë. /Telegrafi/