Telegrafi

Ngritën dronin mbi podiumin e Ramës, momentet kur tre aktivistët e FRPD shoqërohen nga policia (Video)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Orikum ku mori pjesë në aktivitetin për çeljen e sezonit veror.

Por, ashtu si në Elbasan, edhe në këtë zonë mbështetësit e PD e pritën me protestë.

Këtë herë, të rinjtë e FRPD gjetën një mënyrë origjinale proteste.

Ata ngritën një dron mbi podiumin ku ndodhej Rama.

Në dron ishte një banderolë ku shkruhej “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe populli”.

Pas këtij veprimi, policia ka shoqëruar Zekri Picarin, Klaus Shaqirin dhe Fatjon Bathoren.

Atyre iu bllokua droni ndërkohë pas pak minutash u lanë të lirë./noa.al/