Site icon Telegrafi

Ngritën çmimet për materiale ndërtimore

Sipas këtij raporti, Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë është rrit për 0.1% në tremujorin e parë 2014, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013. Krahasuar me periudhën bazë, tremujori i parë 2013, IKN po ashtu është rrit për 0.1%.

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit vërehet te kategoria e materialeve ndërtimore për 0.3%, makineritë për 0.7%, energjia për 0.2% dhe kostot e tjera në ndërtimtari për 0.7%.

Rënie e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit vërehet te kategoria e materialeve elektrike për (-1.3%) dhe kategoria e materialeve hidro-sanitare për (-2.3%).

Indeksi i Kostos të Ndërtimit është rrit për 0.1% në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013. Ngritje e indeksit të kostos të ndërtimit vërehet te kategoria e materialeve ndërtimore për 0.4%, makineritë për 0.7%, energjia për 3 .3% dhe kosto të tjera për 0.2%.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të kostos të ndërtimit te kategoria materialet elektrike për (-2.2%) dhe kategoria e materialeve hidro-sanitare për (-2.8%). /Telegrafi/

 

Exit mobile version