Site icon Telegrafi

Ngriten akuza për personin që sulmoi me armë në aeroportin e Floridas

Personi që dyshohet se ka shtënë me armë dhe ka lënë të vdekur pesë persona në aeroportin Fort Lauderdale në Florida është akuzuar nga prokurorët.

26 vjeçari, Esteban Santiago akuzohet se ka hapur zjarr në aeroportin e Fort Lauderdale, duke vrarë pesë njerëz dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Ai është akuzuar për kryerjen e një akti të dhunës në një aeroport ndërkombëtar ku si pasojë ka pasur edhe vdekjen, e cila mbart një dënim maksimal të ekzekutimit.

Santiago përballet gjithashtu me akuzën për mbajtjen e armës, transmeton Klan Kosova.

I dyshuari, i cili është në paraburgim u tha agjentëve se ai kishte planifikuar sulmin dhe kishte blerë një biletë vetëm vajtje për në Fort Lauderdale.

Autoritetet thanë se nuk e dinë pse ai zgjodhi këtë objektiv dhe se mundësia se kjo ishte një sulm terrorist nuk është përjashtuar.

Santiago thuhet se ka përdorur një pistoletë gjysmë-automatike që e ka future ligjërisht në një fluturim nga Alaska.

Zyrtarët kanë hulumtuar edhe nëse problemet e shëndetit mendor kanë luajtur një rol, pasi u zbulua se i dyshuari ishte referuar për një vlerësim shëndetësor nga FBI-ja.

Nëntorin e kaluar, Santiago kishte hyrë në një zyrë të FBI-së në Alaskë, në një gjendje të shqetësuar derisa e kishte lënë pistoletën në makinën e tij bashkë me fëmijën e tij të sapolindur.

Gjatë vlerësimit të mëvonshme të shëndetit mendor, ai i tha FBI-së se ai ishte duke dëgjuar zëra dhe besonte se ai ishte duke u kontrolluar nga një agjenci e inteligjencës amerikane.

Exit mobile version