Site icon Telegrafi

Ngritën 23 aktakuza nga Prokuroria Themelore e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej 23 aktakuza.

Kështu ka njoftuar Prokuroria përmes një njoftimi për media.

“Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjithsej 23 aktakuza, ndërsa në Departamentin për Krime të Rënda është ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet””, thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorisë. /Telegrafi/

Exit mobile version