Site icon Telegrafi

Ngrit në ajër dronin, filmon momentin kur fokat i vërsulen tufës së peshqve – ishin të uritura dhe kërkonin ushqim

Një fotograf ka arritur që me dronin e tij të kap nga ajri pamje të pazakonta – një grup të fokave që notonin përmes mijëra peshqve – duke tentuar të kapin diçka për “drekë”.

Videoja mbresëlënëse shfaq tufën e peshqve që krijonin forma të ndryshme në ujë nga numri i madh të tyre, që në një moment notojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar nofullave të fuqishme të grabitqarëve, transmeton Telegrafi.

Videoja me dron është filmuar në brigjet e Phippsburgut në Maine, që konsiderohet si “shtëpia” e mijëra fokave.

Matt Hanna, autor i videos që jeton në një qytezë në Small Point, e njeh mirë këtë rajon dhe për këtë shpesh ngrit në ajër dronin për të kapur momente të tilla.

Sipas tij, një video e tillë është zor të realizohet dhe kërkon shumë mund, përkushtim por edhe fat, sepse jo çdo ditë ndodhin sulme të tilla në rrethana ku mijëra peshq mblidhen dhe befasisht sulmohen nga fokat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version