Site icon Telegrafi

Ngrihet pjesërisht ujëvara e Niagarës (Foto/Video)

Në pjesën veriore të SHBA-së është aq ftohtë, sa që një pjesë e ujëvarës së Niagarës është ngrirë.

Vala e ftohtë që e ka goditur një pjesë të SHBA-së, ka bërë që ujëvara e Niagarës të shndërrohet në një “frigorifer”, transmeton Telegrafi.

Vizitorët e ujëvarës janë vazhdimisht duke publikuar fotografi të Niagarës, ku uji duket se godet në akull.

“Dielli është parë për vetëm 15 minuta, jam ngrirë në minus 25 gradë celsius”, ka deklaruar një grua që ka fotografuar ujëvarën e Niagarës.

Meteorologët thonë se temperaturat shumë të ulëta do të vazhdojnë të mbretërojnë edhe në ditët në vazhdim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version