Site icon Telegrafi

“Ngrihet” Pallati

Si pasojë e një borxhi të madh, menaxhmenti i ndërmarrjes Pallati i Rinisë ka mbyllur llogaritë bankare përkohësisht dhe të gjitha të hyrat nga qiratë e lokaleve janë duke u kryer me para në dorë. Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk lejon që më shumë se 500 euro të qarkullojnë në dorë.

Menaxhmenti i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nuk po mund të dalë nga kriza e thellë financiare. Si pasojë e mungesës së parave, kjo ndërmarrje shoqërore, e cila është nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dyshohet se qe disa muaj është duke pranuar të hyra dhe duke bërë pagesa kundërligjshëm. Menaxhmenti i ndërmarrjes ka mbyllur llogaritë bankare përkohësisht dhe të gjitha të hyrat nga qiratë e lokaleve janë duke u kryer me para në dorë.

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme kishte dhënë aktvendim ku e detyronte Pallatin e Rinisë që t’i kompensonte të dëmtuarit e Pallatit të Rinisë, pasi këta të fundit kishin ushtruar një padi ndaj Pallatit ku edhe kishin fituar rastin për shkak që në depot e objektit kishte pasur materiale të bizneseve që operojnë në Pallat. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version