Telegrafi

Ngrihet padia e parë civile kundër Toyota-s në SHBA

Toyota fajësohet për shitjen e qindra mijëra veturave me defekt në pedalin e gazit edhe pse ka qenë në dijeni për të.

Me ngritjen e kësaj padie duhet të pengohet që koncerni përmes shitjes së veturave me defekte të rrezikojë edhe më tej popullatën, tha prokurori përgjegjës para gazetarëve.

Nga Toyota kërkohet që të paguaj një gjobë prej 2.500 dollarësh për secilin rast të prekur.