Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ish- ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rexhep Osmani. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Prokurorisë.
Sipas këtyre, burimeve kallëzimi penal është ngritur nën dyshimin se Rexhep Osmani, në cilësinë e ligjëruesit të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës kishte ngacmuar seksualisht një studente.
“Sot, Policia e Kosovës kanë ngritur kallëzim penal ndaj Rexhep Osmanit, nën dyshimin për ngacmim seksual”, kanë thënë këto burime për Gazetën Blic.
Ishte raportuar se studentja ka qenë e martuar, dhe menjëherë e ka lajmëruar bashkëshortin e saj lidhur me kushtëzimin që i kishte bërë Osmani. Burri i saj ka shkuar në zyrë te profesorit për t’i ‘qëruar’ personalisht hesapet me profesorin Rexhep Osmani.
Policia e kishte marrë në pyetje Rexhep Osmanin për këtë rast, i cili ka thënë se ky rast ka qenë një keqkuptim.
Sidoqoftë, pas këtij skandali, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta suspendoj nga puna, Rexhep Osmanin.