Telegrafi

Ngrihet flamuri shqiptar edhe në serialin amerikan ”The Simpsons”

Një ndër serialet më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ”The Simpsons” në pjesën 12 të sezonit 21 i ka kushtuar vend edhe Shqipërisë gjatë minutës 10, duke publikuar një delagacion olimpik shqiptar të cilët janë me veshje shqiptare dhe mbajnë në dorë flamurin kuq e zi.

Nga pamjet kuptohet që skenarisit i serialit është njohës i kulturës shqiptare, sepse në veshjen e personazheve nuk ka gabuar dhe u ka vendosur edhe nga një plis në kokë personazheve që përfaqesojne delegacionin shqiptar.

Komedia “The Simpsons” është në formatin animacion satirik dhë është e njohur botërisht.