Site icon Telegrafi

Ngrihet aktakuzë për vjedhje me njehsorë elektrikë

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën më 06.10.2015, ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, Blerim Sokoli, dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj Agjencie për licencim të jashtëligjshëm të njehsorit elektrik AEL.TF.04-1, të prodhuesit “Kohler”.

Përmes një komunikate për media Prokuroria ka njoftuar se B.S., V.A., D.H. dhe A.A., për veprat penale: keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së dhe mashtrim i blerësve në bashkëkryerje, nga neni 299 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Tre nga katër personat e lartcekur janë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Njëri nga ta është ish-drejtor i Agjencisë të Metrologjisë, dhe dy ish-zyrtarë të këtij institucioni. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version