Telegrafi

Ngrihet aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti.

Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor për veprat penale, që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/