Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.
Ai akuzohet për vrasjen në Bellanicë të Malishevës në vitin 2023.
“Në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.