Site icon Telegrafi

Ngricat dëmtojnë bujqësinë në Lushnjë

Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit po shqetësojnë fermerët në Myzeqe të Lushnjes.

Moti i ngrohtë i këtij dimri bëri që shumica e pemëve të lëshojnë lule përpara kohe por rënia e menjëhershme e temperaturave i thau dhe i dëmtoi.

Në Barbullinjë të Lushnjës, zonë e cila njihet për kultivimin e pjeshkës i ftohti ka shkaktuar më shumë dëme.

Florian Topi pronar i një plantacioni te madh thotë për Top Channel se kanë mbjellë kulturën e gabuar pasi kjo pemë duhet të rritej në zona më të ngrohta

Ajo çfarë i tremb me shume fermerët është vazhdimi i temperaturave te ulëta në ditët në vijim dhe rënia e një breshri çka do të sjelle dhe dëme të pakthyeshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version