Telegrafi

Ngrënien e tepërt mund ta nxisë edhe ushqimi dietal

Aperitivi si gota e bardhë e verës, vermuti dhe likeri hap apetitin dhe përgatit stomakun për tretje. Por nëse e pini rregullisht, për shkak të zgjimit të ndjenjës së urisë shpesh mund të hani edhe më shumë se sa ju duhet, theksojnë nutricionistët. Ata theksojnë që shprehitë e caktuara jetësore mundeni goxha shumë të nxisin dëshirën e pangopur, të rreme për ushqim.

‘Sigurisht më e rëndësishme është të mos prisni për proteina deri në darkë, por duhet t’i hani që në mëngjes’, thekson dr. Hyman, autori i katër bestsellerëve dhe ekspert për mjekësinë holistike. Urinë ‘e rreme’ të pangopur e nxisin edhe mëlmesat si kripa dhe sheqeri dhe mëlmesat si mustarda, shafrani dhe majdanozi. /Telegrafi/