Site icon Telegrafi

Ngrënia pranë vizitorit që kishte shtrirë këmbët e zbathura, nuk i la shije aspak të mirë (Foto)

Saffron Snow nga Cheltenham i Anglisë, ka mbetur me shije të keqe nga një vizitor i restorantit, që kishte shtrirë këmbët mbi karrige dhe tregonte shputat e zbathura.

E nervozuar me veprimin e tij, 31-vjeçarja ka bërë një fotografi që e postoi në llogarinë e saj në Twitter, transmeton Telegrafi.

Vizitori i pasjellshëm

“Të hash pranë kësaj, e dëmtoi ushqimin dhe shërbimin e këndshëm”, ka shkruar Snow lidhur me rastin.

Ajo ka shpjeguar se ai kishte thonj të gjatë dhe të papastër, që i binin në sy dhe nuk mund të mos i shikonte. /Telegrafi/

 

Exit mobile version