Telegrafi

Ngrënia e shpejtë sjell zhvillimin e diabetit

Një studim i realizuar në Japoni pohon se njerëzit të cilët e fusin shpejtë ushqimin në organizëm janë dyfish më të prirë që të zhvillojnë intolerancën në glukozë, e cila njihet se gjendje para diabetit.

Nga ana tjetër, gjatë këtij studimi nuk është vërejtur nivel i lartë i glukozës në gjak te njerëzit të cilët hanë ushqim vonë apo janë të prirë që vazhdimisht të përtypin diçka.

Intoleranca në glukozë mund të zhvillohet në diabet tip 2 në një periudhë prej dhjetë vitesh. /Telegrafi/