Site icon Telegrafi

Ngrënia e mëngjesit i bën ushtrimet fizike më efikase

Nëse keni pasur nevojë për një arsye më shumë se përse duhet të hani mëngjes, atëherë lexojeni këtë mirë: shujta e mëngjesit vetëm sa i bën më efikase ushtrimet fizike.

Hulumtimet nga Universiteti Bath tregojnë se konsumimi i mëngjesit para ushtrimeve fizike e përgatisin trupin të djegë më shumë karbohidrate gjatë sesionit ushtrimor.

Një shujtë para stërvitjeve gjithashtu mund t’ju ndihmojë ta tretni më shpejt ushqimin posa ta keni përfunduar sesionin ushtrimor.

Pas eksperimenteve dhe analizave të ndryshme me persona vullnetarë, hulumtuesit kishin zbuluar se, ndër tjerash, konsumimi i mëngjesit e rritë shkallën me të cilën trupi i njeriut i djegë karbohidratet gjatë ushtrimeve fizike, e gjithashtu e shpejton edhe metabolizmin.

Në esencë, kjo sugjeron se konsumimi i mëngjesit e ndihmon trupin të djegë më shumë kalori dhe t’i tretë ushqimet më mirë.

Pra, thënë më thjesht, kur hani mëngjes ju jeni në formën më të mirë fizike të mundshme. /Telegrafi/

Exit mobile version