Janë ideale për të dalë nga shtëpia, lehtë kombinohen dhe më e mira nga të gjitha, theksojnë plotësisht figurën
Se sa aktuale dhe popullore janë, tregon fakti se në Met Gala janë veshur në variante të ndryshme nga disa zonja të famshme – Billie Aillish, Sydney Sweeney, motrat Hadid, si dhe shumë të tjera.
Bluzat dhe korsetë të inspiruara me korsetë janë një nga trendët kryesorë, dhe në të njëjtën kohë janë seksi dhe të guximshme, por edhe praktike dhe vishen lehtë, transmeton Telegrafi.
Theksojnë gjoksin dhe belin në mënyrë shumë sensuale, duke nxjerrë në pah kështu feminilitetin, dhe përparësia e madhe e korsesë është se u bën lajka edhe femrave dhe zonjave me trup të hajthëm dhe pa forma trupore të theksuara.
Domethënë, kjo pjesë hollon vizualisht belin, ndërsa dekolteja e bën atë joshëse dhe më të fortë.
Vishen në një ngjyrë, por edhe korse me stampa dhe ato prej pambuku të thjeshtë e trikotazh, të përshtatura me stilin e përditshëm, të relaksuar. Sigurisht që nuk mungojnë edhe korsetë prej sateni, mëndafshi, me detaje dantelle, kosha ekspresive që janë një zgjedhje e shkëlqyer për një dalje nate apo kombinime sfiduese.
Këtu janë të gjitha mënyrat se si mund ta vishni këtë veshje:
/Telegrafi/