Site icon Telegrafi

Ngordh qeni më i vjetër në botë

Bushtra me emrin Chanel, ka ngordhur në shtëpinë e pronarëve të saj në Port Jefferson Station, 80 kilometra në perëndim të New Yorkut. Në Librin e rekordeve Guinness është regjistruar në maj, kur i kishte mbushur 21 vjet jetë.

Pronarët e saj Karl dhe Denice Shaughnessy e kanë gjetur në azilin e qenve në Virginia kur i kishte vetëm gjashtë muaj. Ata kanë thënë se gjatë disa prej viteve të fundit të jetës bushtra mbante syze si dhe xhemper sepse ishte e ndjeshme ndaj të ftohtit.

Exit mobile version