Site icon Telegrafi

Ngordh oktapodi Paul

Stefan Porwoll, drejtor gjeneral i “Sea Life Center” në Oberhausen nga ku Paul parashikoi të gjitha rezultatet e ndeshjeve, e pohoi këtë lajm.

“Ai ngordhi natën e kaluar, si pasojë natyrale”, tha Porwoll.

Paul i lindur më 2008 në qytetin anglez Weymouth, ka parashikuar me sukses rezultatet e shtatë ndeshjeve të kombëtares gjermane gjatë Kampionatit, ndërsa më pas parashikoi edhe fitoren e Spanjës në finale kundër Holandës. Gjatë kampionatit botërorë, Paul merrte ushqimin në njërën prej dy kutive në të cilat vendoseshin flamujt e reprezentacioneve të cilat luanin dhe gjithmonë oktapodi futej në kutinë e duhur.

Kjo aftësi prej orakulli e shndërroi atë në atraksion të vërtetë dhe shumë njerëz ofruan shuma të majme parash për ta blerë pas kampionatit. Megjithatë “Sea Life Center” në Oberhausen vendosi ta mbajë yllin e vet, ndërsa tash janë shumë të mërzitur me vdekjen e tyre. “Të gjithë e kemi dashur dhe të gjithëve do të na mungojë”, tha Porwoll. /Telegrafi/

Exit mobile version