Festivali i muzikës “Ngom Fest” rikthehet me edicionin e tete qe do te mbahet ne datat 12-15 korrik.
Si zakonisht festivali do të mbahet në Kalanë e qytetit të Prizrenit, lokacion i cili gjithnjë e bën më të veçantë këtë festival.
Edhe këtë vit artistë të njohur botërorë e vendorë do të zbarkojnë në qytetin e lashtë të Prizrenit të cilët do të performojnë në dy skena, “Main Stage” apo “Skena Kryesore” dhe “Sunrise Stage” apo “Skena e lindjes së diellit”, në të cilën si zakonisht muzika vazhdon nga ora 02:00 e mëngjesit deri në lindjen e diellit.
Tani më janë publikuar edhe emrat e artistëve kryesorë të tre netëve të cilët janë:
Nick Warren
Insolate
Deepbass
GJIKO
The Black Room
Bottlecap
Gamblemania/Xhurim Dema/Ardian Bakalli e shumë të tjerë.
Biletat tanimë kanë dalë në shitje në dy forma, e para është bileta tri ditore që kushton 10 euro si dhe e dyta është 3+1, pra nëse nga një konsumator blihen tri bileta një është gratis.
Biletat mund të blihen në dy lokacione në qytetin e Prizrenit, tek “Kafja Jeme” dhe “Qarshia”.
Gjithashtu për të interesuarit jashtë Prizrenit mund të i rezervoni biletat nëpërmjet e-mailit: ngomfestival@gmail.com. /Telegrafi/