N’Golo Kanté është rikthyer në Afrikë dhe ka organizuar një ceremoni tradicionale martese në Mali, duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Futbollisti i njohur franko-malinez ka mbajtur një dasmë tradicionale në kryeqytetin Bamako, ku u martua me një grua maliane.
Martesa e yllit 33-vjeçar të Al-Ittihad dhe Kombëtares Franceze ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, shkruan PulseSport.
Fotot e ngjarjes janë bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur admirim te fansat, veçanërisht në Afrikë, dhe duke forcuar lidhjen e tij me kontinentin.
I njohur për përulësinë dhe punën e tij të palodhur, Kanté bëri emër me Chelsea-n, duke fituar titujt e Premier League dhe Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Ai ishte gjithashtu një nga lojtarët kyç që ndihmoi Francën të triumfonte në Kampionatin Botëror 2018.
Fotografitë e ceremonisë tregojnë veshje tradicionale maliane, ku Kanté dhe nusja e tij shfaqen me kostume elegante dhe me motive kulturore të pasura.
Futbollisti dukej madhështor me një veshje tradicionale të bardhë me nuanca ari, ndërsa nusja e tij mahniti me një fustan lejla dhe një shami koke karakteristike të kulturës maliane.
Kanté, i cili është rritur në Rueil-Malmaison të Francës, ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët në jetën e tij private, ndaj fansat u entuziazmuan kur panë imazhet e dasmës së tij të shpërndaheshin gjerësisht në rrjet. /Telegrafi/