Site icon Telegrafi

Ngjyrosja e flokëve dhe drejtuesit kimikalë ndërlidhen me rritje të rrezikut të kancerit të gjirit

Femrat të cilat përdorin ngjyrë permanente të flokëve dhe drejtues kimikalë mund të jenë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit sesa ato të cilat nuk i përdorin këto produkte.

Për të ardhur në këtë konstatim, ekspertët i kanë analizuar të dhënat e 46,709 femrave.

Pas analizimit të hollësishëm të shëndetit të tyre, stilit të jetesës dhe faktorëve tjerë, ata kanë zbuluar se femrat të cilat rregullisht përdorin ngjyrë permanente për flokë janë 9% më të prira ta zhvillojnë kancerin e gjirit.

Femrat afrikano-amerikane që përdorin ngjyrë permanente të flokëve çdo 5-8 javë janë 60% më të rrezikuara nga ky kancer, ndërkaq femrat e bardha 8% më të rrezikuara.

Veç kësaj, edhe femrat të cilat i drejtojnë flokët përmes kimikateve të paktën çdo tetë javë, janë 30% më të prira ta zhvillojnë kancerin e gjirit.

Vlen të ceket se ky studim është kryer nga ekspertë amerikanë dhe është publikuar në revistën “International Journal of Cancer”. /Telegrafi/

Exit mobile version