Policia në Galicia të Spanjës, është vënë në kërkim të një personi apo grupi, që e dëmtuan statujën e shekullit të 12-të.
Në fytyrën e figurës nga mermeri, janë vënë vija që të ngjajë me grimin sikur të maces, që e vendoste Eric Singer, bateristi i grupit Kiss, transmeton Telegrafi.
Keqbërësi e ka shkruar edhe emrin e grupit, në mënyrë që mesazhi tij të kuptohej.
Mirëpo, po që se kapet nga policia, rrezikon të dënohet me së paku 150 mijë euro gjobë.
“Është një dëmtim kulturor, që vështirë se mund të riparohet”, ka thënë mirëmbajtësit e objektit të lashtë.
Hetuesit po i shikojnë filmimet e kamerave të sigurisë, në përpjekje të identifikojnë vizitorët që kaluan në atë hapësirë gjatë asaj nate. /Telegrafi/