Site icon Telegrafi

Ngjyroset monumenti i Isa Boletinit në Saraj (Video)

Është ngjyrosur plisi i përmendores së Isa Boletinit në Saraj. Në muajin janar të 2016-tës në Saraj të Shkupit ishte vendosur përmendorja e heroit kombëtar Isa Boletini. Kanë kaluar tetë muaj nga ajo kohë, ndërsa emri i përmendores nuk figuron askund. I vetmi emër që figuron aty është emri i skulptorit, Idris Balonit.

Qytetarë të shumtë që takoi ekipi i televizionit Shenja nuk kishin dijeni për emrin e figurës në fjalë, por nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerës tonë.

Ndërkaq, kishte edhe qytetarë që ngjyrosjen e plisit me ngjyrë e konsideronin si gabim nga ana e personit që e ka bërë atë.

“Është gabim, ai se donë vetën e tij, që ta dojë atë. Një njeri që bënë dëm se don edhe vetën e vet se do”, tha një qytetar.

“E dim ne që është Isa Boletini, por emër ende nuk i kanë shkruar…Nuk janë njerëz që e çmojnë përmendoren”, tha një qytetar tjetër.

“Po çfarë po të duket, a është shumë shtet i mirë, çka ka këtu në rregull, asgjë”, tha një qytetar.

Përmendorja e Isa Boletinit ishte donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit dhe ka kushtuar rreth 70 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version