Site icon Telegrafi

Ngjyrat tipike sezonale

Ngjyrat tipike sezonale luhaten nga roza e hapur, mavi e çelur dhe deri te grija. Këtë sezon nuk do të përdoren më tonalitetet e forta si bluja e thellë. Ato duhet të jetë delikate, të buta, të çelura, shumë të qarta dhe aspak të mërzitshme. Një nga tonet më të këndshme është grija e argjendit dhe e bardha.

Buzët edhe këtë sezon do të marrin ngjyrë, por kjo nuk do të thotë se duhet të lyhen komplet buzët. Ajo që mbizotëron më shumë këtë sezon janë aplikimet jo të plotë të buzëkuqit dhe të lapsit te buzët, për t’i dhënë një pamje dhe nuancë të re dhe të veçantë gojës. Këshillohet më shumë të përdoren tonet e ngjashme me ato të pjesës tjetër të pamjes tuaj, dhe mund të aplikoni edhe një nuancë të lehtë të buzëkuqit tuaj, sikur makijazhin ta kishit të papërfunduar.

“Bollëku” është një fjalë që nuk ka vend këtë sezon. Nuk duhet ta ekzagjeroni me lyerjen e buzëve, nëse nuk doni të dukeni jashtë mode. Përjashtim i të gjithave rregullave është e kuqja e ndezur, që në çdo kohë do të jetë në modë për të krijuar imazhin e një femre joshëse dhe provokuese. /Telegrafi/
 

Exit mobile version